A do kërkohet sërish arrestimi i Ballukut? Si u përgjigj kreu i SPAK

Facebook
WhatsApp

Braho, ka reaguar lidhur me dhe arrestimin e ish-kryetares së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, duke sqaruar nëse kjo çështje ka ndikuar në bashkëpunimin institucional mes SPAK-ut dhe shërbimit inteligjent shqiptar.

SPAK mbylli sot hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe e dërgoi çështjen për gjykim. Akuzat ndaj Ballukut përfshijnë korrupsionin në nëntë raste, fshehjen e pasurisë në dy raste dhe pastrimin e parave. Ndërkohë, vlera e pasurive të sekuestruara në kuadër të hetimit arrin në 1.8 milionë euro.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho është pyetur sot nga gazetarët nëse do të kërkohet sërish heqja e imunitetit të deputetes Belinda Balluku për t’i hapur rrugë arresitmit të saj.

Braho e cilësoi vendimin e parë të Kuvendit, që nuk i hoqi mandatin Ballukut, por tha se SPAK ishte i detyruar ta zbatonte. Më tej, ai tha se pavarësisht këtij vendimi, hetimi u thellua dhe ndaj ish-ministres u shtuan tre akuza.

“Pavarësisht se vendimi i Kuvendit ishte i padrejtë, SPAK thelloi hetimet dhe shtoi 3 akuza të reja ndaj Ballukut. Kjo dëshmon pavarësinë e këtij institucioni. Detyra është të zbardhë çështjen dhe të gjejë prova”, ka thënë Braho.

Braho, ka reaguar lidhur me dhe arrestimin e ish-kryetares së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, duke sqaruar nëse kjo çështje ka ndikuar në bashkëpunimin institucional mes SPAK-ut dhe shërbimit inteligjent shqiptar.

Gjatë një takimi me gazetarët, Braho u pyet për marrëdhëniet mes dy institucioneve pas masës së marrë ndaj ish-drejtueses së SHISH-it, duke konfirmuar se bashkëpunimi ka vazhduar pa ndërprerje.

Ai theksoi se veprimet e një individi nuk mund të përdoren për të vënë në dyshim besueshmërinë apo funksionimin e një institucioni të tërë.

“Pavarësisht masës ndaj Vlora Hysenit, bashkëpunimi me SHISH-in ka vijuar. Besoj institucioneve dhe nuk mund t’i përgjithësoj nga veprimet e një individi”, u shpreh Braho.

Një tjetër çështje që u diskutua gjatë takimit me gazetarët ishte drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale dhe qëndrimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj ndryshimeve të propozuara.

Braho bëri të ditur se SPAK e ka marrë zyrtarisht draftin dhe ka zhvilluar një proces të brendshëm shqyrtimi, ku janë përfshirë prokurorët dhe këshilltarët e institucionit.

Sipas tij, për analizimin e dokumentit është ngritur një grup i posaçëm pune, ndërsa secili prokuror ka pasur mundësinë të paraqesë komentet dhe vlerësimet e tij për propozimet.

Pas përfundimit të këtij procesi, SPAK ka përgatitur një dokument me qëndrimin e institucionit, të cilin ia ka dorëzuar ministrit të Drejtësisë gjatë javës së kaluar.

“Ne e kemi marrë draftin edhe zyrtarisht. Kemi ngritur një grup pune me prokurorë dhe këshilltarë, të cilët kanë bërë një analizë të hollësishme të tij. Secili prokuror ka bërë një koment dhe analizë në lidhje me draftin. Ne kemi bërë gati një dokument dhe javën e kaluar ia kemi paraqitur ministrit të Drejtësisë qëndrimin tonë”, deklaroi Braho.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick