Në paketën e demokratëve përfshihet edhe hapja 100% e listave për këshilltarët bashkiakë, garantimi i përfaqësimit të barabartë të mazhorancës dhe opozitës në vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe vendosja e një pragu zgjedhor që nuk penalizon partitë e vogla.
Një tjetër çështje që pritet të trajtohet janë ndryshimet në legjislacionin zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të vendosë gjatë mbledhjes së sotme për dërgimin në Komisionin e Venecias të draftit të rishikuar për financimin e partive politike, me qëllim sigurimin e një opinioni urgjent.
Drafti është ripunuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ndërsa në rendin e ditës është parashikuar edhe diskutimi për nisjen e shqyrtimit të propozimeve ligjore të opozitës, si dhe adresimi i rekomandimeve të ODIHR-it që ende nuk janë zbatuar. Një tjetër çështje që pritet të trajtohet janë ndryshimet në legjislacionin zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka bërë publike propozimet e saj për reformën. Të premten, kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi që Shqipëria të kthehet në një zonë të vetme zgjedhore, me sistem proporcional kombëtar dhe lista plotësisht të hapura.
Në paketën e demokratëve përfshihet edhe hapja 100% e listave për këshilltarët bashkiakë, garantimi i përfaqësimit të barabartë të mazhorancës dhe opozitës në vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe vendosja e një pragu zgjedhor që nuk penalizon partitë e vogla.
PD propozon gjithashtu zhvillimin e një raundi të dytë zgjedhor me balotazh, në kushtet e një qeverie teknike. Demokratët kundërshtojnë votimin dhe numërimin elektronik, ndërsa kërkojnë ndryshimin e mekanizmit të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Një pjesë e rëndësishme e propozimeve të opozitës lidhet me parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale. PD kërkon ashpërsimin e sanksioneve për shkelësit, duke propozuar gjoba të larta, shkarkime nga detyra, përgjegjësi penale dhe deri në heqjen e mandatit për kandidatët që kanë përfituar nga këto praktika.
Po ashtu, demokratët kërkojnë që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme në rastet kur provohet se përdorimi i burimeve shtetërore ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të votimit.









