Itali\ Makina futet në kantier, përplas për vdekje punëtorin shqiptar

Facebook
WhatsApp

Hetuesit po verifikojnë nëse drejtuesja e automjetit ka kryer një manovër të papritur për të shmangur një situatë të rrezikshme të shkaktuar nga një tjetër automjet në rrugë.

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një punëtori shqiptar mëngjesin e sotëm në Itali, teksa ndodhej në një kantier ndërtimi përgjatë autostradës A18 Messina-Catania.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 09:00, pranë kryqëzimit të Giardini Naxos, ku një automjet i drejtuar nga një grua hyri në pjesën e rrugës të zënë nga punimet, duke përplasur për vdekje punëtorin shqiptar, 64-vjeçarin Mehmet Hashaim.

Sipas mediave italiane, dinamika e aksidentit mbetet ende e paqartë. Hetuesit po verifikojnë nëse drejtuesja e automjetit ka kryer një manovër të papritur për të shmangur një situatë të rrezikshme të shkaktuar nga një tjetër automjet në rrugë.

Menjëherë pas përplasjes, gruaja ka dalë nga makina dhe është përpjekur t’i vijë në ndihmë viktimës. Megjithatë, ajo është ndjerë keq pas ngjarjes dhe ka pasur nevojë për ndihmën e personelit mjekësor të urgjencës 118.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit fatal.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick