Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon ekspertët

Facebook
WhatsApp

Komisioni i Venecias i është përgjigjur ftesës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe do të dërgojë dy ekspertë në Tiranë për Reformën Zgjedhore

Komisioni i Venecias do të dërgojë dy ekspertë në Tiranë më 25 nëntor, për të marrë pjesë në një vizitë pune pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Vizita vjen pas ftesës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në një kohë kur socialistët dhe demokratët janë rikthyer në tryezën e diskutimeve pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

PS dhe PD kanë arritur marrëveshje për t’i kërkuar Komisionit të Venecias një opinion përfundimtar mbi projektligjin që rregullon financimin e partive politike.

Ndërkohë, bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, i janë drejtuar edhe OSBE/ODIHR-it për të caktuar ekspertë që do të asistojnë grupin e punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë vjen në një moment kur komisionit parlamentar po i përfundon afati i punës, i përcaktuar për më 30 nëntor.


Deri në këtë datë, socialistët dhe demokratët duhet të arrijnë dakordësinë për ndryshimet e propozuara. Në të kundërt, sipas raportimeve, mazhoranca synon ta dërgojë projektligjin në Kuvend edhe pa marrëveshjen e opozitës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick