Përjashtimi i Spiropalit\Balla: I keqardhur, por u respektua statuti!

Facebook
WhatsApp

Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë nga kryeministri Rama, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbrojtur vendimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i mazhorancës, duke iu referuar statutit dhe rregullores së brendshme të PS-së.

Në një prononcim për mediat pas votimit të 24 nëntorit, Balla e argumentoi vendimin me procedurat e brendshme të grupit, duke sjellë si referencë edhe praktikat e socialistëve në Parlamentin Europian.

“Kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në grupin socialist parlamentar në BE. Nëse doni, ua vë në dispozicion rregulloren. Mund ta lexoni”, deklaroi Balla.

Kreu i deputetëve socialistë shprehu keqardhje për largimin e Spiropalit, pas nëntë vitesh në grupin parlamentar të PS-së.

“Pas nëntë vitesh në grupin parlamentar, më vjen keq që shkojmë në këtë vendimmarrje”, shtoi ai.

Biseda e Ballës me gazetarët:

Taulant Balla: Në fund të mbledhjes së Grupit Parlamentar kemi diskutuar dhe për çështje të organizimit të brendshëm dhe disiplinës së brendshme të Partisë Socialiste, të cilat nuk janë objekt diskutimi me mediat.

Gazetarja: Zoti Balla, pse e keni kërkuar nga grupi parlamentar autorizim për të komunikuar me zonjën Spiropali?

Taulant Balla: Jo, nuk është… Ta kanë treguar gabim ata që t’i tregojnë ty. Ndrysho, ndrysho burimin në grupin tonë parlamentar. Të lutem, të lutem…

Gazetarja: Na e shpjegoni ju. Ju e keni përjashtuar sot zonjën Spiropali. Keni votuar pro të gjithë me përjashtim të dy abstenimeve?

Taulant Balla: Do të keni dokumentacionin që do t’i vihet në funksion Kuvendit të Shqipërisë lidhur me këtë vendimmarrje të Asamblesë Kombëtare, e cila, në zbatim të rregullores së Kuvendit, rregullores së grupit parlamentar, u njoftua sot edhe në grupin parlamentar. Pas nëntë vitesh në grupin parlamentar, mua më vjen shumë keq, që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje.

Gazetarja: A duhet ta kishit dëgjuar zonjën Spiropali?

Taulant Balla: Kjo legjislaturë… Të lutem ta mbaroj. Kjo legjislaturë….Të lutem shumë. Nëse ju do vazhdoni kështu, s’kemi për të marrë ndonjëherë përgjigje.

Gazetarja: Po s’po na jep përgjigje, zoti Balla. Atëherë, pse…

Taulant Balla: Po s’të pëlqen ty përgjigja, s’po ta jap. Tani ta mbaroj.

Gazetarja: Jo, s’ka asnjë përgjigje. Sipas një burimi shumë të sigurt brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ju keni thënë, ju keni thënë që e përjashtoi Asambleja dhe do e përjashtojmë dhe ne.

Taulant Balla: O zonjë, ta mbaroj. Unë s’të përgjigjem fare ty, se kam një pyetje për t’u përgjigjur. Kur të mbaroj, kur të mbaroj përgjigjen, do të përgjigjem.

Taulant Balla: Tani po i përgjigjem koleges tënde dhe po i them që në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në grupin parlamentar socialist e demokrat në Parlamentin Evropian, kjo ndodh edhe në grupin socialdemokrat gjerman, në Bundestagun gjerman. Dhe rregulloren e grupit parlamentar, nëse doni, ua vë në dispozicion. Ka një nen, neni 28 i rregullores së grupit parlamentar, janë çështje të organizimit të brendshëm.

Gazetarja: A thotë rregullorja e grupit që duhej dëgjuar zonja Spiropali përpara përjashtimit?

Taulant Balla: Lexoje edhe pastaj do më japësh të drejtë mua.

Gazetarja: Zoti Balla, do të komunikoni me zonjën Spiropali për këtë vendimmarrje?

Taulant Balla: Padyshim, padyshim. Unë komunikoj me të gjithë deputetët e Kuvendit dhe t’ju thashë, do të komunikoj… do ta komunikoj dhe këtë vendim.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick