Pas disa ditë kërkimesh, 13-vjeçarja u gjet në Tiranë në një gjendje të rënduar psikologjike. Vajza e mitur pas ekzaminimeve mjekësore por edhe vetë dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga policia e shtetit, rezulton se është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë.
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në vendin tonë, ku një 13-vjeçare me nënshtetësi të dyfishtë, shqiptare dhe amerikane, dyshohet se është abuzuar seksualisht nga disa të rritur.
E mitura, me origjinë nga Shkodra, prej një jave ishte larguar duke mos u kthyer në shtëpi. Menjëherë forcat e policisë të Shkodrës por edhe të drejtorive të tjera vendore nisën kërkimet për 13-vjeçaren së bashku me prokurorinë dhe asistencën e forcave të sigurisë të Ambasadës Amerikane.
Pas disa ditë kërkimesh, 13-vjeçarja u gjet në Tiranë në një gjendje të rënduar psikologjike. Vajza e mitur pas ekzaminimeve mjekësore por edhe vetë dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga policia e shtetit, rezulton se është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë.
Deri më tani janë arrestuar të paktën 4 shtetas ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë. Në disa prej rasteve ka dyshime të forta se abuzuesit i kanë dhënë para 13-vjeçares kundrejt marrëdhënieve intime.
Raportohet se e gjithë ngjarja ka nnisur rret h2 javë më parë, kur e mitura u përcoll si çdo ditë nga nëna e saj në një prej shkollave private ku mësonte prej 4 vitesh në Shkodër, që pas kthimit nga Amerika ku kishin jetuar më përpara.
Por atë mëngjes, 13-vjeçarja gjeti mundësinë që të largohet nga shkolla duke mos u futur fare në mësim. Ajo doli nga korridori i shkollës dhe udhëtoi me autobus drejt Tiranës. Sipas verifikimeve të grupit hetimor, e mitura ka shkuar në disa qytete të Shqipërisë. Fillimisht në Fier, më pas edhe në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe në fund u rikthye në Tiranë.
Në gjithë këto qytete e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm. Nga hetimet, rezulton se 13-vjeçarja ka lëvizur e vetme herë me autobus dhe herë me taksi. Në gjithë këtë histori, të paktën deri më tani sipas hetimeve ajo nuk shoqërohej nga askush dhe të gjitha veprimet e saj nuk rezultojnë se kanë qenë të detyruara nga ndonjë person për ta shfrytëzuar. Dyshohet se aj oka hyrë vetë në kontakt me abuzuesit.
13-vjeçarja për momentin ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë, në gjendje të rëndë psikologjike nën kujdesin e psikologëve, mjekëve, punonjësve social ndërsa rasti po ndiqet nga policia e shtetit, prokuroria dhe ambasada amerikane.
Babai i 13-vjeçares është një person i dënuar me burg, ndërsa e mitura jetonte me nënën.
Mësohet se ajo kishte ikur nga shtëpia edhe më parë por vetëm për 2-3 orë dhe ishte rikthyer, ndërsa këtë radhë ndërmori këto veprime të rënda. Sipas burimeve, vajza në fjalë dyshohet se ka marrë disa bizhuteri ari në shtëpi dhe i ka shitur. Më pas, me ato para ka lëvizur dhe jetuar në qytetet e ndryshme ku ka shkuar.
Janë të paqarta arsyet e largimit të të miturës dhe po ashtu, arsyet që e çuan drejt kryerjes së marrëdhënieve intime me abuzuesit. Ajo ka lindur në SHBA nga dy prindër shqiptar, të cilët prej disa vitesh jetojnë në Shkodër.
Policia e Shtetit vijon hetimet intensive për të arrestuar të gjithë shtetasit që kanë abuzuar me 13-vjeçaren, ndërsa mendohet se janë 7 ose më shumë persona. Grupi hetimor po punon për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje shokuese.









