Si pasojë e përplasjes, katër persona mbetën të plagosur. Ata u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa, sipas të dhënave paraprake, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Lushnjë, pranë fshatit Vajkan. Mësohet se dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe përfunduan në kanalin anësor të autostradës.
Si pasojë e përplasjes, katër persona mbetën të plagosur. Ata u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa, sipas të dhënave paraprake, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti shkaktoi bllokim të njërës korsi të qarkullimit, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në këtë segment, i cili gjatë sezonit veror përballet me fluks të shtuar të trafikut.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, po punohet për largimin e mjeteve të dëmtuara dhe rikthimin e qarkullimit në normalitet.









