Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur, dy të plagosur

Facebook
WhatsApp

Mësohet se, nga përplasja kanë mbetur të plagosur motra dhe djali i viktimës nga Kosova, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë-Mabë, ku përplasja mes një kamioni dhe një automjeti i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit, një shtetas nga Kosova.

Mësohet se, nga përplasja kanë mbetur të plagosur motra dhe djali i viktimës, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi  K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njoftoi Policia“-, njoftoi Policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick