Aksident masiv në Bullgari, 11 të vdekur, 50 të plagosur!

Facebook
WhatsApp

Në dy aksidentet janë përfshirë rreth 50 automjete, mes tyre makina dhe kamionë. Ministria e Brendshme bullgare ka bërë të ditur se shkak i aksidenteve dyshohet të ketë qenë mjegulla e dendur, e cila kishte kufizuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë.

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda zinxhir, të ndodhura mëngjesin e së martës në autostradën “Trakia”, pranë qytetit të Jambolit, në juglindje të Bullgarisë.

Sipas gazetës britanike “The Independent”, në dy aksidentet janë përfshirë rreth 50 automjete, mes tyre makina dhe kamionë. Ministria e Brendshme bullgare ka bërë të ditur se shkak i aksidenteve dyshohet të ketë qenë mjegulla e dendur, e cila kishte kufizuar ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë.

Aksidenti i parë është regjistruar në kilometrin e 289-të të autostradës, në drejtim të Burgasit, ndërsa përplasja e dytë ka ndodhur në kilometrin e 294-t, pranë nyjës rrugore të Zimnicës, në drejtim të Sofjes.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjete të përmbysura, të shkatërruara nga përplasjet dhe të dala jashtë rrugës. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, zjarrfikëse dhe ekipe të urgjencës, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë për shkak të dyshimeve se disa persona mund të kenë mbetur të bllokuar brenda automjeteve.

Rreth 50 të plagosur raportohet se janë transportuar drejt spitaleve rajonale në Sliven, Jambol dhe Burgas.

Kryeinspektori Todor Mishinev, nga Drejtoria Rajonale e Ministrisë së Brendshme në Jambol, ka deklaruar se përparësi mbetet shpëtimi i personave të përfshirë në aksidente, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave do të zhvillohen pas përfundimit të operacioneve të emergjencës.

Për shkak të tragjedisë, kryeministri bullgar Rumen Radev ka anuluar angazhimet e planifikuara në Varna, si edhe mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Autoritetet kanë vënë në dispozicion avionin qeveritar dhe avionë transporti ushtarakë të tipit “Spartan” për transferimin e të plagosurve drejt spitaleve të Sofjes.

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe mirënjohjen për ekipet e shpëtimit dhe personelin mjekësor që po punojnë në vendngjarje.

Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike, ndërsa autoritetet vijojnë operacionet e shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e plotë të tragjedisë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick