Një furgon ka përplasur këmbësorin Agim Hoxha, 73 vjeç, i cili po lëvizte në zonë. Aksidenti ndodhi pak pas orës 10:00, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari pësoi dëmtime të rënda, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Përparim.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur këmbësorin Agim Hoxha, 73 vjeç, i cili po lëvizte në zonë. Aksidenti ndodhi pak pas orës 10:00, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari pësoi dëmtime të rënda, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet procedurale dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.









