Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, 1 i plagosur rëndë

Facebook
WhatsApp

Një furgon ka goditur nga pas mjetin bujqësor që drejtohej nga Ajet Kullolli, 50 vjeç. Bëhet me dije se, përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar drejtuesit të mjetit bujqësor plagë të rënda.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë rrethrrotullimit të Çermës, në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, ku një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake, furgoni ka goditur nga pas mjetin bujqësor që drejtohej nga Ajet Kullolli, 50 vjeç. Bëhet me dije se, përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar drejtuesit të mjetit bujqësor plagë të rënda.

Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa 50-vjeçari është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në vendin e aksidentit ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Aksi Rrogozhinë-Lushnjë është konsideruar prej kohësh një segment problematik, pasi mjetet bujqësore që dalin nga tokat e punuara dhe lëvizin drejt fshatit Çermë shpesh ndërthuren me qarkullimin e automjeteve në rrugën kryesore, duke rritur rrezikun e aksidenteve.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick