Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë, humb jetën 75-vjeçarja

Facebook
WhatsApp

Viktima, e identifikuar si Bajame Ramazani, u përplas nga një automjet tip “Kia” teksa po tentonte të kalonte në këmbë trafikndarësen e autostradës.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, ku një 75-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti fatal.

Viktima, e identifikuar si Bajame Ramazani, u përplas nga një automjet tip “Kia” teksa po tentonte të kalonte në këmbë trafikndarësen e autostradës. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, goditja ka rezultuar fatale për të moshuarën, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ky aks rrugor vijon të mbetet një zonë me risk të lartë për këmbësorët, ku aksidentet e kësaj natyre janë bërë të shpeshta. Megjithëse në zonat hyrëse të fshatrave janë instaluar mbikalime për të garantuar sigurinë e banorëve, shumë prej tyre vazhdojnë të zgjedhin kalimin nëpër autostradë, duke iu ekspozuar rreziqeve të mëdha për jetën.

Ndërkaq një aksident tjetër ka ndodhur në autostradën Laç-Mamurras, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me disa mjete të parkuara pranë një pike karburanti. Si pasojë, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka goditur disa makina të parkuara pranë karburantit, ndërsa nga përplasja janë dëmtuar edhe distributorët e pikës së furnizimit.

Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick