Aksident në Selenicë, 6 të plagosur nga përplasja e dy mjeteve

Facebook
WhatsApp

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Vlorë-Selenicë, pranë fshatit Gumenicë. Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa gjashtë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Gumenicë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi A3 dhe një furgon që transportonte pasagjerë. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë, ndërsa dyshohet se automjetet janë përplasur “kokë më kokë”.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës. Efektivët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa po kryhen verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në përplasjen e dy automjeteve.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur, ndërsa hetimet për zbardhjen e aksidentit vijojnë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick