Aksident në Unazën e Madhe pranë Farkës, 2 të plagosur

Facebook
WhatsApp

Nga përplasja, mjetet kanë përfunduar të përmbysura në mes të rrugës, duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullim. Nga vendi i ngjarjes raportohet se dyshohet që 2 persona të kenë mbetur të plagosur.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne, në Unazën e Madhe, pranë zonës së Farkës.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një fadromë. Pas përplasjes, të dyja mjetet janë përmbysur dhe kanë përfunduar në mes të rrugës.

Pozicioni i mjeteve të aksidentuara ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit në këtë segment të Unazës së Madhe, ndërsa drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks janë përballur me vështirësi në trafik.

Nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar për identitetin e tyre dhe as për gjendjen shëndetësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës mjekësore dhe efektivët e Policisë Rrugore.

Policia ka nisur veprimet për administrimin e vendit të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e përplasjes dhe shkaqet që çuan në përmbysjen e automjetit dhe fadromës.

Paralelisht po punohet për largimin e mjeteve të aksidentuara nga rruga dhe lirimin e segmentit, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal në Unazën e Madhe.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick