Aksident tragjik aksin Korçë-Maliq, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Facebook
WhatsApp

Nga mjeti i përplasur ka pësuar vdekjen drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me inicialet O. P. Ndërsa, kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, njëri prej tyre po merr ndihmë në spitalin e Korçës dhe 2 vajza në spitalin e Pogradecit.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Korçë–Maliq, pranë fshatit Vloçisht, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i ri i cili udhëtonte i vetëm, ka dalë nga një rrugë rurale në aksin kryesor dhe është goditur nga pas nga një automjet tip “Audi”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti “Benz” ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, pothuajse i përgjysmuar. Drejtuesi i tij, një i ri nga Korça, ka humbur jetën në vendngjarje.

Nga mjeti i përplasur ka pësuar vdekjen drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me inicialet O. P. Ndërsa, kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, njëri prej tyre po merr ndihmë në spitalin e Korçës dhe 2 vajza në spitalin e Pogradecit.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi zyrtar i policisë

“Rreth orës 01:00, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. C., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi O. P. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi K. C., si dhe një pasagjer që udhëtonte në këtë automjet. Të dy po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick