Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rënë në një kanal dhe më pas duke u përplasur me një strukturë betoni në anë të rrugës.
Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Manzë të Durrësit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22 në një rrugë dytësore të zonës, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni.
Viktima kanë mbetur drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni 25-vjeç, dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe dhe i mituri A.M 15-vjeç. Mësohet se Kleo, shqiptar, dhe shtetasja italiane Sara, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni 26-vjeçar dhe 16-vjeçari K. D që ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Njojftim i policise
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit









