Aktivistët para SPAK: “Albania Files”, provë e krimeve të Ramës

Facebook
WhatsApp

Aktivistja Vatnikaj, u shpreh se në libër del qartë se është shmangur konsultimi publik dhe ligji u miratua për projektet të ndryshme, që ishin hartuar para se të miratohej ai.

Aktivistët protesojnë para SPAK: “Albania Files”, prova se Rama shkatërroi Shqipërinë!

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të mërkurë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku dorëzuan librin “Albanian Files”, të firmosur një ditë më parë nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar në shesh.

Protestuesit ritheksuan se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa e cilësuan librin si provë të projekteve që, sipas tyre, dëshmojnë shkelje në proceset e vendimmarrjes.

Një prej aktivisteve u shpreh se libri përmban projekte të realizuara, në ndërtim dhe të planifikuara, duke përmendur edhe projektin e Zvërnecit. “Në atë libër janë projektet që një pjesë janë ndërtuar, disa të tjerë do të ndërtohen. Aty është edhe projekti i Zvërnecit që në vitin 2022, ndërkohë që Edi Rama tha se nuk ka projekt. Është arma e krimit me të cilit Rama ka shkatërruar Shqipërinë”, tha një prej aktivisteve.

Para SPAK foli edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila deklaroi se libri “Albanian Files” përmban 523 projekte, të ndërtuara, në proces ndërtimi ose të planifikuara për t’u realizuar. Sipas saj, dokumenti tregon se janë shmangur konsultimet publike dhe se ligji 2424 është miratuar për t’i hapur rrugë projekteve që, sipas saj, ishin parashikuar vite më parë.

Vatnikaj theksoi se qëllimi i dorëzimit të librit është mbështetja e punës së SPAK dhe kërkoi që hetimet të zhvillohen deri në fund, pa dallim mes qytetarëve dhe zyrtarëve të lartë. “Kemi në dorë “Albanian Files”, për të gjitha projektet që janë ndërtuar dhe një pjesë që ritet të ndërtohen në zona të mbrojtura. Për ne ka të dhëna që ligji është ndryshuar me porosi.

Bëhet fjalë për oligarkë shqiptarë. Albanian Files është arma e krimit që kryeministri Rama ka shkatërruar Shqipërinë. Në ditët në vijim po përgatisim edhe kallëzim penal që do të ia dorëzojmë Prokurorisë së Posaçme. Në këtë libër del qartë se është shmangur konsultimi publik.

Në këtë libër del qartë se ligji u miratua për projektet të ndryshme, që ishin hartuar para se të miratohej ai. Në këtë libër del qartë se ka konflikt interesi mes kryeministrit dhe arkitektëve dhe bizneseve.

Ai është kryetar i Këshillit të Territorit dhe kryeministri që vendos për këto projekte. Ne jemi këtu për të mbështetur SPAK, Nuk jemi këtu për një drejtësi popullore. Rama duhet të trajtohet dhe të hetohet si gjithë qytetarët e tjerë.”, u shpreh aktivistja Sidorela Vatnika.

Pjesëmarrësit e konsideruan librin “The Albanian Files” si një dokument që, sipas tyre, përmban prova mbi kapjen e shtetit. Në shenjë simbolike besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme, ata vendosën trëndafila të kuq në kangjellat e godinës, duke përcjellë mesazhin se presin nga drejtësia të zbardhë çështjet e denoncuara.

Gjatë tubimit u dorëzua edhe kopja e librit, e firmosur nga protestuesit një ditë më parë në shesh. Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se materiali është marrë në administrim nga SPAK dhe paralajmëroi se në ditët në vijim do të depozitohet edhe një kallëzim penal i shoqëruar me fakte, që sipas saj implikojnë kryeministrin Edi Rama. Ajo përsëriti gjithashtu thirrjen për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Aktivistët paralajmëruan gjithashtu se, përveç dorëzimit të librit, do të paraqesin edhe një kallëzim në lidhje me çështjen.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick