Alarm fals për bombë në shkollën “Edit Durham”, kapet autori!

Facebook
WhatsApp

Një telefonatë anonime për një bombë të vendosur në shkollën “Edit Durham” ka alarmuar Policinë e Tiranës. Kontrollet konfirmuan se në shkollë nuk kishte lëndë plasëse, ndërsa policia gjurmoi telefonatën dhe arrestoi Edmond Jataganin

Një alarm për bombë në shkollën “Edit Durham” në Tiranë ka vënë në lëvizje policinë këtë të hënë. Një person ka telefonuar në mënyrë anonime dhe ka njoftuar se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë.

Policia ka nisur menjëherë kontrollet, por gjatë verifikimeve nuk ka gjetur asnjë lëndë plasëse. Autoritetet kanë konfirmuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Pas kontrolleve në shkollë, policia ka gjurmuar numrin nga i cili është kryer telefonata dhe ka identifikuar si autor të dyshuar Edmond Jataganin.

Jatagani është arrestuar nga Policia e Tiranës dhe shërbimet e Antiterrorit. Ai rezulton se është shoqëruar edhe më parë nga policia lidhur me akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave.

Deri tani nuk është bërë i ditur motivi që e ka shtyrë Jataganin të japë alarmin e rremë për bombë në shkollë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick