Alarmi i Bill Gates mbi AI: Dy dekada trazira ekonomike dhe sociale

Facebook
WhatsApp

Përhapja e inteligjencës artificiale mund të krijojë një periudhë të gjatë pasigurie dhe ndryshimesh, gjatë së cilës disa sektorë dhe individë do të përfitojnë, ndërsa të tjerë mund të përballen me vështirësi.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale mund të sjellë ndryshime të mëdha ekonomike dhe sociale gjatë 20 viteve të ardhshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në tregun e punës dhe mënyrën se si njerëzit jetojnë e punojnë.

Sipas Gates, përhapja e inteligjencës artificiale mund të krijojë një periudhë të gjatë pasigurie dhe ndryshimesh, gjatë së cilës disa sektorë dhe individë do të përfitojnë, ndërsa të tjerë mund të përballen me vështirësi.

“Shqetësimi im i madh është kjo periudhë tranzicioni 20-vjeçare, ku do të ketë fitues dhe humbës dhe shumë përçarje”, u shpreh Gates, duke sqaruar se bëhet fjalë për një vlerësim të tij dhe jo për një parashikim përfundimtar.

Ai theksoi se përparimet në inteligjencën artificiale dhe robotikë mund të bëjnë të mundur që makineritë të marrin përsipër një pjesë të konsiderueshme të punëve që aktualisht kryhen nga njerëzit.

Sipas tij, këto zhvillime mund të prekin një gamë të gjerë profesionesh dhe sektorësh, duke nisur nga ndërtimi i banesave dhe prodhimi bujqësor, deri te fusha të specializuara si mjekësia dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick