Arratiset Hasan Ferracaku, autori i “Masakrës së Velipojës”

Facebook
WhatsApp

Ai ndodhej me masën “arrest në shtëpi” në Shkodër. Autoritetet kanë nisur kërkimet, ndërsa po hetohen rrethanat e arratisjes.

Hasan Ferracaku, një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë pesë vite më parë, ku mbetën katër persona të vrarë dhe dy të plagosur, është arratisur nga banesa e tij në Shkodër.

Në momentin e arratisjes, Ferracaku ndodhej me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ruhej 24 orë në ditë nga efektivë të Policisë së Shkodrës. Pavarësisht mbikëqyrjes së vazhdueshme, ai ka mundur të largohet nga banesa, ndërsa ende nuk dihen rrethanat se si i ka shpëtuar kontrollit policor.

Ferracaku ishte lënë në arrest shtëpie pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Sipas informacioneve, ai mbahej nën ruajtje prej afro tre vitesh.

“Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë të Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e shtetasit Hasan Ferracaku, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në mbikëqyrje policore, pasi është në hetim për veprën penale “Vrasja me dashje”, kanë konstatuar se ky shtetas ishte larguar nga banesa.

Menjëherë pas konstatimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, kanë organizuar kontrolle në banesa dhe në ambiente të tjera, në të cilat dyshohet se mund të jetë fshehur ky shtetas.

Grupi hetimor dhe AMP vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Ngjarja

Kujtojmë se Ferracaku, pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit si një prej të dyshuarve në vrasjen e ndodhur në Velipojë u la në “arrest shtëpie”, dënim të cilin e vuante prej tre vitesh tashmë,  nga gjykata por me mbikëqyrje 24 orë.

Ai ushte një prej dy të plagosurve në masakrën e Vleipojës, bashkë me  nipin e tij asokohe 17 vjeçar E.D., të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Nga përplasja me armë në Velipojë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Sipas ekspertizës, Hasan Ferracaku ka qëlluar i pari në drejtim të vëllezërve Gocaj dhe 19-vjeçarit Musaen Zeneli.

Hasani qëlloi drejt Edmond Gocajt me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Vëllai i viktimës Xhovani Gocaj ka qëlluar drejt Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur dhe ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Elmedin Dylin nipin e viktimës. Pavarësisht se mbeti i plagosur, Hasan Ferracaku mundi të qëllojë drejt Xhovanit duke e lënë të vdekur, madje plumbat kapën dhe kamarierin 20-vjeçar, Musaen Zeneli.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick