Arrestohet 19-vjeçari! Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese

Facebook
WhatsApp

Pesë persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohen për përfshirje në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet se gjatë protestave të dhunshme, ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese. Policia ka publikuar dhe pamjet nga ky moment, ku i riu shihet duke goditur me mjete të forta dritaret e Gjykatës.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohen për përfshirje në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Ata akuzohen për disa vepra penale, mes tyre shkatërrimi i pronës, organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishja e qetësisë publike, pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje:

-u arrestua në flagrancë shtetasi O. C., 19 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka thyer me sende te forta, xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese;

-u proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas, autorë të dyshuar të veprimeve të kundërligjshme gjatë këtij tubimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “ Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

https://www.cdnimpuls.com/video/aqodkpa7-ugdbdabt7esdu6ny-eswl8nrj1o3aaqpp3nc2lxpxbjytq1drmpe5vphtfx2vtokrfpx-cjgbywyn1hot7obyafh2avwlzwas1uea-6ae47ce12aca6.mp4

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick