Atentat në Athinë ndaj shqiptarit, plagoset 55-vjeçari!

Facebook
WhatsApp

Rreth 15 ditë më parë, një incident i ngjashëm me të shtëna armës ndodhi në të njëjtën zonë, pa viktima.

Një 55-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Patisia, në Athinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou.

Sipas të dhënave paraprake, disa persona iu afruan 55-vjeçarit dhe pas një përplasjeje mes tyre, hapën zjarr në drejtim të tij. Burri u qëllua në gjymtyrët e poshtme dhe u dërgua me ambulancën e EKAB në spitalin “Georgios Gennimatas”.

Një banor i zonës ka treguar se para të shtënave kishte dëgjuar një grup prej rreth katër ose pesë personash duke u grindur dhe duke folur me zë të lartë. Sipas tij, fillimisht u dëgjua një e shtënë, rreth 10 sekonda më vonë një e dytë dhe pas rreth 30 sekondash një tjetër.

Pas njoftimit nga vajza e 55-vjeçarit, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Efektivët kryen kontrolle në zonë dhe gjetën tre gëzhoja dhe një plumb.

Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti mund të ketë nisur pranë banesës së 55-vjeçarit, e cila ndodhet në rrugën Themou Anninou. Në trotuar, rreth 10 metra larg banesës, u gjetën gjurmë gjaku, ndërsa pika ku dyshohet se ka ndodhur sulmi ndodhet rreth 20 metra më tej.

Banorët e zonës bëjnë të ditur gjithashtu se rreth 15 ditë më parë kishte ndodhur një tjetër incident me të shtëna armësh në të njëjtën zonë. Në atë rast nuk pati persona të plagosur, ndërsa plumbat goditën automjete të parkuara.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick