Atentati në Sarandë, dalin pamjet nga ekzekutimi i Artan Myrtajt!

Facebook
WhatsApp

Autori mban dy armë dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë. Fotoja është shkëputur nga kamerat e sigurisë. Fillimisht, autori ka qëlluar me pistoletën me silenciator dhe, pasi i është bllokuar, ka qëlluar me pistoletën tjetër që e mban në dorën e djathtë.

Artan Myrtaj, i njohur në qytet si “Tani i Ruzhdiut’, sapo kishte pirë një kafe në lokalin e kryqëzimit te ish-agjencia, një zonë e populluar në Sarandë kur u ekzekutua me 20 Shtator në Sarandë.

Ai ishte ftuar nga një mik, por më të ndenji vetëm pak minuta dhe ngrit dhe teksa largohej i qetë, kur një motor me dy persona me skafandra në kokë, është afruar dhe kanë shtënë menjëherë drejt 44-vjeçarit. Fillimisht nuk kanë mundur ta qëllojnë, por teksa Myrtaj tentoi të largohej i frikësuar, vetëm pak metra me tutje, breshëria e plumbave u bë fatale dhe Artan Myrtaj humbi jetën.

Autori mban dy armë dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë. Fotoja është shkëputur nga kamerat e sigurisë. Fillimisht, autori ka qëlluar me pistoletën me silenciator dhe, pasi i është bllokuar, ka qëlluar me pistoletën tjetër që e mban në dorën e djathtë.

“Ai piu kafe se e ftoi dikush këtu. U ulu piu kafe, i thotë shokut që e ftoi do iki. 5 metra, erdhën dhe bënë goditjen e parë, ai e kuptoi dhe iku më vrap. Ata e sulmuan”, rrëfen dëshmitari.

Nga atentati u plagos një 73-vjeçar. Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë teksa thjesht po kalonte në rrugë, pa asnjë lidhje me viktimën. I moshuari i nis menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve.

Atentati në Sarandë, dalin pamjet nga ekzekutimi i Artan Myrtajt;
Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës, ku, krahas tij, u plagos edhe një 73-vjeçar.
Vrasësit u larguan menjëherë, të pashqetësuar nga uniformat blu, komisariati i të cilave është vetëm 70 metra larg. Madje policisë iu deshën 10 minuta që të vinin në vendngjarje. Në kryqëzimin e vogël gjetën disa gëzhoja plumbash të shpërndarë në rrugë.

Një orë pas ngjarjes Policia e Sarandës njoftoi se ka ngritur postblloqe në rrugët që lidhin qytetin me Vlorën dhe Gjirokastrën por ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët.

“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës”, njoftoi Policia.

Pista kryesore e hetimit do të jetë një ngjarje e vitit të kaluar në Sarandë. Viktima Artan Myrtaj kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga burgu dhe ishte lënë në detyrim paraqitje, pasi u arrestua korrikun e vitit 2025, i përfshirë në ngjarjen kur Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, për shkak të një konflikti për tokat në bregdet.

Plagosja e dy të rinjve nga Kamza u pasua nga një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë, shpërthimi me tritol i makinës së Klaus Jaçajt, vrasja e babait të tij, Isufit, dhe djegia e lokalit që Ramadan Zoto kishte dhënë me qira në Ksamil.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick