Avokatët mes dy “zjarreve”! GJKKO i gjobit për bojkotin

Facebook
WhatsApp

Mbetet për t’u parë nëse avokatët do të vijojnë bojkotin duke rrezikuar të gjobiten, apo do t’i kthehen punës, duke rrezikuar humbjen e licencës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka gjobitur sot avokatët që po ndjekin bojkotin e vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Sanksionet kanë nisur pasi në seancës gjyqësore ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, ku pritej të jepej pretenca, avokatët mbrojtës të të pandehurve qëndruan në sallën e gjyqit, në pjesën e rezervuar për publikun, në respektim të vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat.

Bojkoti lidhet me rregulloren e re të GJKKO-së, të cilën avokatët e kundërshtojnë, duke e cilësuar si antikushtetuese dhe penguese për ushtrimin e profesionit.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundër GJKKO-së! Bojkot të seancave deri në heqjen e rregullores së re, kush kundërshton rrezikon licencën

Për shkak të qëndrimit të avokatëve jashtë vendit të tyre në proces, trupa gjykuese, e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ka vendosur gjobitjen e më shumë se 10 avokatëve, të zgjedhur dhe të caktuar kryesisht. Secili prej tyre është gjobitur me 50 mijë lekë.

Kujtojmë se bojkotin e ka bërë të ditur avokati Maks Haxhia, më 8 shtator. Ai deklaroi se të gjithë avokatët që do dalin kundër bojkotit, do të procedohen nga Komiteti i Disiplinës, duke rrezikuar edhe heqjen e licencës. Përjashtim nga bojkoti bëjnë vetëm seancat për masave të sigurimit, apo për të dënimit që janë në procesin e amnistisë.

Mbetet për t’u parë nëse avokatët do të vijojnë bojkotin duke rrezikuar të gjobiten, apo do t’i kthehen punës, duke rrezikuar humbjen e licencës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick