Bardhi-Ramës: Paketa për protestat antikushtetuese

Facebook
WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për përpjekje për të penguar protestat e studentëve dhe të rinjve përmes masave ligjore.

Bardhi përdori tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, duke deklaruar se paketa e paralajmëruar është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen 36 vite pas, vetëm për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës”, u shpreh Bardhi.

Sipas deputetit demokrat, kryeministri ka marrë përsipër përgjegjësinë për atë që ai e cilëson dhunë policore ndaj studentëve dhe të rinjve, ndërsa e akuzoi se po paralajmëron masa ndëshkuese ndaj protestuesve.

“Edi Rama mori përsipër përgjegjësinë për dhunën policore ndaj studentëve dhe të rinjve, ndërsa paralajmëroi se do t’ia nxjerrë sytë kujtdo që proteston. Do t’ia mbyllë gojën kujtdo. Do ta burgosë këdo. Do ta gjobisë këdo”, deklaroi Bardhi.

Ai pretendon se qëndrimi i kryeministrit lidhet me shqetësimin e këtij të fundit për protestat studentore, të cilat, sipas Bardhit, shihen nga Rama si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj pushtetit të tij.

Në vijim, kreu i Grupit Parlamentar demokrat kundërshtoi kategorikisht paketën ligjore të paralajmëruar, duke pretenduar se dispozitat e saj cenojnë të drejtat kushtetuese.

“Asgjë nga ato që tha nuk ka për t’u realizuar. Çdo germë e paketës ‘Kundër Studentëve’ është antikushtetuese”, theksoi ai.

Bardhi deklaroi se asnjë masë apo paralajmërim i qeverisë nuk do të ndalojë, sipas tij, kërkesat e qytetarëve për liri, drejtësi dhe demokraci.

“Edi Rama është një kryeministër politikisht i mbaruar. Numërimi mbrapsht ka nisur. Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë vullnetin e qytetarëve për mirëqeverisje, liri, drejtësi dhe demokraci”, shprehet Bardhi.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick