Berisha beson te fitorja ndaj Finlandës: “E kemi fatin në dorën tonë”

Facebook
WhatsApp

Portieri kuqezi kërkon përqendrim maksimal për sfidën e 12 nëntorit dhe rikthehet te kartoni që ndryshoi ndeshjen e parë. Për çështjen e Elia Caprile, Berisha thotë se nuk ka informacion.

Etrit Berisha kërkon që Kombëtarja shqiptare të lërë pas atë që ndodhi në përballjen e parë me Finlandën dhe të përqendrohet te sfida e 12 nëntorit në “Air Albania”.

Në konferencën për shtyp, portieri kuqezi theksoi se kjo nuk është një ndeshje revanshi, por një mundësi për të marrë një fitore të rëndësishme, me mbështetjen e tifozëve.

Berisha u kthye edhe te episodi i kartonit në ndeshjen e parë, duke pranuar se ishte një moment që ndryshoi rrjedhën e lojës dhe e vështirësoi situatën për Shqipërinë.

“Nuk është revansh, secila ndeshje ka historinë e vet. Për ne është shumë e rëndësishme t’i kemi tifozët afër. Gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen prapa. Ishte një moment ku ndryshoi rrjedha e lojës. Filloi një seri gabimesh që e bënë atë ndeshje më të vështirë.”

Portieri u shfaq optimist për sfidën e radhës, duke nënvizuar se kuqezinjtë e kanë në dorë fatin e tyre dhe se skuadra ka dëshirën e duhur për të arritur objektivin.

“Duhet të fokusohemi te ndeshja e tanishme, gjithçka e kemi në dorën tonë. Ekipi do të paraqitet mirë, sepse mendoj se dëshira është shumë e madhe. Tifozët do të vijnë të na përkrahin dhe besoj se do të bëjmë edhe më mirë.

Dua ta vazhdoj formën e mirë edhe me Kombëtaren. Është shumë e rëndësishme kjo ndeshje dhe shpresoj ta fitojmë. Kemi lojtarë me cilësi, por nuk duhet nënvlerësuar aspak Finlanda.”

Berisha theksoi se Shqipëria duhet të nxjerrë mësime nga gabimet e së kaluarës dhe të mos e marrë lehtë asnjë kundërshtar. Në fund, ai u pyet edhe për Elia Caprile, por nuk dha detaje për këtë çështje.

“Kemi marrë një mësim në ndeshjen e fundit. Nuk duhet të nënvlerësohet asnjë kundërshtar, aq më pak Finlanda. Luajmë në shtëpi dhe dëshira jonë është që të dalim sa më mirë. Për Kaprilen nuk kam ndonjë informacion për këtë çështje”, përfundoi portieri kuqezi.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick