Berisha thirrje Veliajt: Tregoji shqiptarëve gjithçka di për Ramën

Facebook
WhatsApp

Berisha, ka deklaruar se Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë dijeni më shumë se të tjerët për korrupsionin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ai u bëri thirrje dy figurave që të përpiqen të tërheqin sa më shumë deputetë në krahun e tyre sepse situata aktuale përbën një betejë për ekzistencën e kombit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që të tregojë publikisht gjithçka di për kryeministrin Edi Rama.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha tha se, pavarësisht përgjegjësive që mund të ketë vetë Veliaj, veprimet e Ramës janë shumë më të rënda.

“Po, Erion Veliaj nëse do të kontribuojë, le t’u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën, sepse sado që të ketë bërë vetë, krimet e Edi Ramës janë të pakrahasueshme me të asnjë tjetri dhe unë nuk mund të them se Erion Veliaj sot në qeli është rrezik ekzistencial për Shqipërinë. Ne kemi protestuar dhe kemi bërë gjithçka që ai të shkojë para drejtësisë. Ky është qëndrimi im ndaj cilido që do të kontribuojë për të larguar nga pushteti dyshen më famëkeqe Rama-Balluku apo Balluku-Rama”, deklaroi Berisha.

Berisha, ka deklaruar se Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë dijeni më shumë se të tjerët për korrupsionin e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ai u bëri thirrje dy figurave që të përpiqen të tërheqin sa më shumë deputetë në krahun e tyre. Sipas kreut të PD-së, situata aktuale përbën një betejë për ekzistencën e kombit.

“Çfarë ka në dorë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali? Ata dinë shumë më tepër se të tjerët për korrupsionin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Ata duhet të përpiqen të bëjnë sa më shumë njerëz me vete nga ata deputetë. Është sot betejë për jetë, betejë për ekzistencën e kombit. Ne po shkojmë duke e zbrazur Shqipërinë”, tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike,ka komentuar gjatë komunikimit live me qytetarët në Facebook edhe regjistrimin e procedimit për vepra penale ndaj bashkëshortit të Elisa Spiropalit.

Berisha deklaroi se akuzat ndaj ish-ministres i kishte ngritur vetë në Kuvend dy vite më parë, duke pretenduar se i kishte shoqëruar me fakte.

Sipas tij, koha kur është regjistruar procedimi, ndërkohë që Spiropali ka shfaqur qëndrime kundërshtuese ndaj Ramës, dëshmon për përdorimin politik të SPAK-ut.

“Akuza për Elisa Spiropalin kam paraqitur unë në parlament 2 vjet më parë me fakte, por regjistrimi për vepra penale të bashkëshortit të saj në një kohe kur ajo ka marrë të themi një rrugë kundërshtie të paktën me fjalë të qëndrimeve të Edi Ramës, del dhe dëshmon për përdorimin si armë politike të SKAP-it (SPAK) të partisë”, tha Berisha.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick