BESA ‘zbret’ Ramën në terren, tur takimesh në 12 qarqet e vendit

Facebook
WhatsApp

Turi nis me qarkun e Tiranës, nga ku Rama, së bashku me deputetët, do të diskutojnë për avancimin e angazhimeve të përcaktuara në dokumentin “Besa” dhe “Pasqyra Albania”.

Kryeministri Edi Rama pritet të nisë një tur takimesh për koordinimin dhe vënien në zbatim të porosive që u lanë gjatë dy takimeve në Pogradec

Të premten, në orën 17:00, në selinë e PS-së, Rama takohet me drejtuesit politikë dhe ministrat për të avancuar angazhimet e hedhura në dokumentin “Besa”.

Kreu i qeverisë theksoi se prioritet për PS janë shqetësimet e qytetarëve si dhe përmirësimi i raportit qytetar – shtet. Takimi do të zhvillohet në selinë rozë me 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit.

Po ashtu, burime nga PS flasin për nisjen e një turi të kryeministrit në 12 qarqet e vendit.

Turi nis me qarkun e Tiranës, nga ku Rama, së bashku me deputetët, do të diskutojnë për avancimin e angazhimeve të përcaktuara në dokumentin “Besa” dhe “Pasqyra Albania”.

Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick