Bllokuan qarkullimin e mjeteve gjatë protestës, gjobiten 37 qytetarë

Facebook
WhatsApp

Për secilin prej 37 personave është vendosur një gjobë në vlerën 5 mijë lekë.

Policia e Tiranës ka vendosur 37 masa administrative ndaj protestuesve gjatë dy ditëve të fundit, pasi sipas uniformave blu kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit zyrtar, gjobat janë vendosur për kundërvajtjet e konstatuara gjatë tubimeve të zhvilluara më 9 dhe 10 nëntor 2026.

Policia bën me dije se procesverbalet janë plotësuar në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1.

Në njoftim theksohet se protestuesit kanë vijuar të bllokojnë rrugën dhe të pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit.

Për secilin prej 37 personave është vendosur një gjobë në vlerën 5 mijë lekë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimeve të 2 ditëve të fundit, vendosen 37 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluara më datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick