Në diskutimet e publikuara, deputetët Ina Zhupa, Bujari Leskaj dhe Jorida Tabaku argumentojnë se, heqja dorë nga foltorja e Kuvendit dëmton opozitën, duke e lënë atë pa platformën e vetme publike për të denoncuar qeverinë dhe për të mbrojtur kauzat qytetare.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është përfshirë nga një debat i ashpër në grupin e tyre të përbashkët në WhatsApp, ku një pjesë e deputetëve kanë kundërshtuar hapur vendimin për bojkotimin e seancës plenare.
Në diskutimet e publikuara, deputetët Ina Zhupa, Bujari Leskaj dhe Jorida Tabaku argumentojnë se, heqja dorë nga foltorja e Kuvendit dëmton opozitën, duke e lënë atë pa platformën e vetme publike për të denoncuar qeverinë dhe për të mbrojtur kauzat qytetare.
Deputetët theksojnë se agjenda e seancës, që përfshin raportimet e institucioneve dhe çështje jetike si reforma zgjedhore e territoriale, kërkon një përballje të drejtpërdrejtë, duke e cilësuar bojkotin si një strategji që nuk i shërben opozitarizmit.
Mesazhet në Whatsapp:
“Në mbledhjen e kaluar të gjithë që diskutuam ishim kundër mosshkuarjes në seancë, po atë ditë vajti edhe vonë dhe s’kishte zgjidhje tjetër për atë seancë. Me idenë e ligjeve tona që nuk futen (si këto 13 vjet) nuk shkon, se nesër s’ka ligje fare në rendin e ditës. Është seancë për çështje të zgjedhësve dhe rezoluta për institucionet, siç thotë Bujari, me rëndësi për denoncime dhe qëndrime. Kështu i bie në shtator në seancë dhe s’di çfarë të mire na sjell si opozitë parlamentare!!! Edhe në dijeninë time janë edhe dy komisionet që u mbaron afati, zgjedhore dhe territoriale, që edhe nëse zgjaten dhe nëse mbyllen, do të jetë vendimmarrje e seancës plenare. Gjithsesi, si ta gjykohet më e mira për opozitarizmin.”, shkruan Ina Zhupa.
“Për mendimin tim, kjo është gabim. Sipas kësaj vendimmarrjeje, ne nuk do të flasim për KQZ-në (votimet e manipuluara në diasporë – 2025), ILD-në (mbrojtësen e korrupsionit në gjyqësor), AMF-në, BQ-në, INSTAT-in, si edhe për kryefjalën, mbështetjen e protestës qytetare?!? Cili është kuptimi, ideja, mesazhi? Gjithsesi, klm!”, shkruan Bujar Leskaj.
“Përshëndetje kolegë, Në çdo rast, unë mendoj që mospjesëmarrja na heq ne të vetmen platformë publike që ne kemi për debat! E kemi provuar shumë herë mosshkuarjen dhe i dimë pasojat! Ne duhet të përdorim çdo hapësirë që kemi për përballje! Nesër është një nga ditët ku raportojnë një sërë institucionesh dhe ka hapësirë për të gjitha temat që janë beteja të opozitës!”, shkruan Jorida Tabaku.









