Debati mbi Ibrin, Rama u përgjigjet kritikëve në Prishtinë

Facebook
WhatsApp

Kreu i qeverisë e ka cilësuar reagimin e asaj që ai e quan “ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës” si një lloj “laboratori” për të matur saktësinë e qëndrimeve të tij. Ai thotë se kritikat ndaj tij, përfshirë akuzat për “tradhti” pas deklaratës se Serbia e ka humbur Kosovën, i konfirmojnë sipas tij qëndrimet që ka mbajtur si kryeministër.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave ndaj deklaratës së tij se “Serbia e humbi Kosovën”, duke sulmuar ashpër kundërshtarët e tij në rrjetet sociale në Prishtinë.

Në një reagim të publikuar në platformën X, Rama i cilëson kritikët si “ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës” dhe thotë se sulmet ndaj tij janë një tregues se qëndrimet e tij për Serbinë dhe Kosovën janë të sakta.

“Unë e kam një laborator ekselent për të matur saktësinë e qëndrimeve të mia kur flas apo postoj lidhur me Serbinë: Ushtrinë e trollave të turbofolkut nacionalist të Prishtinës”, shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, sa herë që ndaj tij ka reagime negative në rrjetet sociale, ai e konsideron këtë si konfirmim të qëndrimeve të tij.

“Sa herë që ajo ushtri lëshohet nëpër kanalet sociale për të shfryrë urrejtjen e verbër ndaj meje, unë e quaj të kryer me sukses detyrën time si kryeministër i këtij vendi qoftë ndaj Shqipërisë, qoftë ndaj Kosovës dhe qoftë ndaj paqes e bashkëpunimit rajonal”, vijon ai.

Rama i referohet edhe reagimeve të një dite më parë, pas deklaratës së tij për humbjen e Kosovës nga Serbia.

“Edhe dje laboratori ka funksionuar perfekt, me trollat që u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhëtar pse thashë Serbia e humbi Kosovën”, shkruan kryeministri, duke e lidhur deklaratën me ndërhyrjen e tij në debatin mes autoriteteve shqiptare dhe serbe për “paprekshmërinë e lumit Ibër”, shkruan Rama.

Rama thotë se qëndrimi i tij ishte më i gjerë dhe se kritikat nga Prishtina, sipas tij, u përqendruan vetëm te një fjali.

“Pra qëndrimi im ka qenë preciz përderisa në krejt atë ndërhyrje shteruese  që u përshëndet edhe nga vetë deputetja britanike Alicia Kerns, një flamurtare e flaktë e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar  baza e turbofolkut nacionalist në Prishtinë gjeti të kapet pas një fjalie të vetme”, shkruan ai.

Kryeministri pretendon se kjo është bërë për të mos lejuar që qëndrimi i tij kundër Serbisë të merrej në konsideratë në tërësi.

“Për të mos lejuar ai qëndrim i qartë kundër provokimit të Serbisë të ‘hutonte’ fansat e turbofolkut”, vijon Rama.

Në pjesën e fundit të reagimit, Rama përsërit qëndrimin e tij për Kosovën dhe e cilëson si fakt deklaratën se Serbia e ka humbur atë.

“Që Serbia e humbi Kosovën është thjesht një fakt”, shkruan kryeministri.

Rama shton se kjo deklaratë, sipas tij, është njëkohësisht e papranueshme për qarqet nacionaliste në Beograd dhe për kritikët nacionalistë në Prishtinë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick