Deputeti Fidel Kreka ka sulmuar kolegun socialist Ervin Hoxha duke e shtyrë dhe duke e goditur me bllokun e Kushtetutës
Ka degraduar në përplasje fizike seanca parlamentare që po zhvillohet sot në Kuvend.
Teksa kryeparlamentari po lexon nenet për votimin, deputeti Fidel Kreka ka sulmuar kolegun socialist Ervin Hoxha duke e shtyrë dhe duke e goditur me bllokun e votimit. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe socialistët e tjerë, duke tentuar të qetësojnë situatë, me Agron Malaj, deputet i PS, i cili vendoset në gardh krah gardës dhe pengon Flamur Nokën të sulmojë deputetët e tjerë.
Sapo seanca ka nisur, opozita ka bllokuar foltoren duke kërkuar që të diskutohej vetëm mbi protestën e studentëvve. Për këtë arsye, u kalua direkt në votim pas propozimit të mazhorancës. Teksa votohet, deputetët e opozitës po mundohen forcërisht të pengojnë votimin, duke tentuar të çajnë gardhin e gardës dhe të shtyjnë deputetët e PS.
E gjitha salla e Kuvendit ka qenë e mbushur me tensione, ndërsa deputetet e PD kanë përmbysur edhe karriget.









