Dhuna ndaj babait dhe kunatës çon në zbulimin e arsenalit në Laç

Facebook
WhatsApp

Sekuestrohen 5 kallëpë tritoli dhe armë me fishekë. Në pranga kanë rënë, Mark Përdoda, 33 vjeç, banues në Lezhë, si dhe Gentjan Koprelli, 48 vjeç, banues në Mamurras.

Një aksion i koordinuar nga strukturat e Policisë së Lezhës dhe Kurbinit ka çuar në arrestimin në flagrancë të dy personave, të cilët përveçse ushtruan dhunë ndaj anëtarëve të familjes, mbajtur në banesa një arsenal të vërtetë armësh, lënde plasëse dhe municionesh luftarake.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë, Mark Përdoda, 33 vjeç, banues në Lezhë, si dhe Gentjan Koprelli, 48 vjeç, banues në Mamurras.

Ndërhyrja e parë u krye në qytetin e Lezhës, ku policia arrestoi 33-vjeçarin Mark Përdoda. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat e bluve gjetën e sekuestruan, 5 kallëpë lëndë plasëse tritol, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Ndërkohë, në Mamurras të Kurbinit u vu në pranga 48-vjeçari Gentjan Koprelli, pasi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë parandaloi pasojat e mëtejshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën të fshehura, 1 automatik me fishek në fole dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore mbi veprat penale të dhunës në familje dhe mbajtjes pa leje të armëve e lëndëve plasëse.

Njoftimi i Policisë:

“Ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre në Lezhë dhe Kurbin, si dhe posedonin armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen 5 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri (njëra me fishek në fole) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin në banesa sendet e kundërligjshme. I arrestuari në Lezhë dhunoi bashkëshorten e vëllait, ndërsa i arrestuari në Kurbin dhunoi babanë. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga Policia e Lezhës dhe e Kurbinit, pas telefonatave për dhunë në familje, janë vënë në pranga shtetasit:

-Në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak.

-Në Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.”, shkruan Policia.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick