Dhunohen bashkëshortët në Fushë Arrëz, ja dyshimet e policisë

Facebook
WhatsApp

Persona të paidentifikuar kta kanë hyrë në banesën e tyre të maskuar dhe të armatosur dhe kanë keqtrajtuar fizikisht çiftin, duke iu shkaktuar dëmtime në këmbë dhe duar. Dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur pasi çifti ka sinjalizuar policinë për operacion antidrogë pak javë më parë.

 Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz, ku një çift bashkëshortësh u dhunuan brutalisht nga persona të paidentifikuar. Ata kanë hyrë në banesën e tyre dhe i kanë dhunar fizikisht duke iu shkaktuar dëmtime në këmbë dhe duar.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 17.06.2026, rreth orës 08:00, në fshatin Arst, në rrugë, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasit S. N., 55 vjeç dhe B. N., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Arst. Si pasojë, dy shtetasit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq Skënder Nika së bashku me bashkëshorten e tij Bardha Nika kanë rrëfyer momentin e tmerrit kur disa persona të paidentifikuar i kane zënë pritë dhe i kanë dhunuar. Nika ka rrëfyer se në fillim personat e paidentifikuar i janë prezantuar si policë dhe i kanë kërkuar të shtrihej përtokë.

Sipas dëshmisë së tij, njëri prej tyre kishte një automatikë ndërsa 3-4 të tjerë prej tyre mbanin në duar shkopinj druri. “Më thanë ndalo policia u ula në tokë. Njeri kishte automatikë, 3-4 të tjerë kishin shkop druri. Ikën nga unë dhe më pas në rrugë gjetën gruan time. Ajo kuptoi se çfarë më ndodhi edhe erdhi të më ndihmojë, por e kapën në rrugë”, tha ai

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick