Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Burrel

Facebook
WhatsApp

Sipas Policisë, efektivët e Komisariatit të Matit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë neutralizuar situatën, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Një 67-vjeçar në Burrel është arrestuar nga Policia pasi kishte dhunuar dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij.

Policia mbërriti në banesën e 67-vjeçarit pas një njoftimi për një konflikt familjar. U arrit neutralizimi i ngjarjes duke shmangur dhe përshkallëzimin e situatës. Gjatë kontrolleve në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë.

“Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij”, njoftoi policia.

Sakaq, hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick