Reshjet e para të dëborës, probleme në disa zona

Facebook
WhatsApp

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar edhe në Qarkun e Dibrës, ndërkohë që ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje breshëri në zonat malore. Reshjet kanë përfshirë edhe zonën e Xibrit, pranë tunelit të Murrizit, në lartësinë rreth 900 metra mbi nivelin e detit, ku breshëri ka krijuar një shtresë në rrugë.   

Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur malet në Kukës dhe Bulqizë, duke sjellë pamjet e para dimërore në këto zona. Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar, rënia e temperaturave ka favorizuar reshjet e dëborës në lartësitë malore.

Në qarkun e Kukësit, dëbora ka rënë në lartësitë mbi 1,000 metra, kryesisht në malet Gjallicë dhe Koretnik. Sipas Prefekturës së Kukësit, territori vijon të jetë nën ndikimin e motit me kthjellime dhe reshje të lehta shiu.

Reshjet kanë shtuar rrezikun e rënies së gurëve, inerteve dhe vërshimit të ujërave në rrugët nacionale dhe bashkiake. Subjektet kontraktore ndodhen në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e akseve, ndërsa aktualisht të gjitha rrugët nacionale në qark raportohen të qarkullueshme.

Ndërkohë, moti i keq ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona. Në fshatin Nimçe të Kukësit, 31 abonentë kanë mbetur pa energji, ndërsa në Kolesjan janë prekur 85 abonentë familjarë, për shkak të defekteve në kabinat elektrike.

Ndërprerje të energjisë raportohen edhe në fshatin Nikoliq të Hasit dhe në njësinë administrative Lekbibaj të Tropojës. Grupet e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji.

Edhe në Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës, të cilat kanë zbardhur malet në lartësitë mbi 1,300 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat kanë shënuar rënie, ndërsa reshjet kanë krijuar peizazhin e parë dimëror në zonat e larta malore.

Pavarësisht ndryshimit të kushteve atmosferike, nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika të tjera apo bllokime të akseve rrugore.

Ulja e temperaturave dhe reshjet e breshërit kanë përfshirë këtë të shtunë disa zona të Qarkut të Dibrës, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, disa zona vijojnë të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar gjatë ditës së sotme në Qarkun e Dibrës, ku rënia e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje breshëri, kryesisht në zonat malore.

Reshjet kanë përfshirë edhe zonën e Xibrit, pranë tunelit të Murrizit, në një lartësi prej rreth 900 metrash mbi nivelin e detit. Intensiteti i reshjeve ka bërë që në disa segmente të rrugës të krijohet një shtresë breshëri, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Situata kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë përgjatë Rrugës së Arbrit, si në drejtim të Tiranës, ashtu edhe të Dibrës. Prania e breshërit në asfalt rrit rrezikun e rrëshqitjes së automjeteve dhe të aksidenteve rrugore.

Ndërkohë, moti i përkeqësuar shoqërohet edhe me probleme në furnizimin me energji elektrike. Në disa zona të Qarkut të Dibrës vijojnë ndërprerjet e energjisë, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren për të riparuar defektet dhe për të rikthyer furnizimin për banorët.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick