Dibër\Dy të vdekur dhe dy të plagosur në tre ngjarje të rënda!

Facebook
WhatsApp

Dy persona kanë humbur jetën në dy ngjarje të ndara në lumin Drini i Zi, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të të treja ngjarjeve të ndodhura.

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Sinë të Dibrës, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa peshkonte në lumin Drini i Zi.

Viktima, me inicialet E. K., nuk ka mundur të mbijetojë pas kontaktit me rrymën elektrike. Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi dhe është transportuar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e rrethanave të sakta të incidentit dhe mënyrës se si 31-vjeçari ra në kontakt me energjinë elektrike.

Në një tjetër ngjarje të rëndë, po në lumin Drini i Zi, një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur pranë Njësisë Administrative Arras, në Bashkinë Dibër.

Shërbimet e emergjencës dhe të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa trupi i të resë është dërguar në morgun e Spitalit të Peshkopisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e mbytjes.

Ndërkohë, një aksident rrugor i regjistruar në aksin Peshkopi–Maqellarë, në vendin e quajtur Melan, ka shkaktuar plagosjen e dy personave.

Sipas Policisë, dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i njërit prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tjetër automjet.

Dy të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri prej tyre është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të tij.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick