Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për shkak të incidentit, qarkullimi në rrugë është bllokuar, ndërsa turistët që udhëtonin me autobusin kanë zbritur nga mjeti.
Një autobus pasagjerësh është shkrumbuar nga flakët mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, pak metra përpara hyrjes në tunel.
Zjarri ka përfshirë mjetin, ndërsa bëhet me dije se pasagjerët që ndodheshin brenda kanë mundur të dalin në kohë, duke shmangur pasoja në njerëz.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për shkak të incidentit, qarkullimi në rrugë është bllokuar, ndërsa turistët që udhëtonin me autobusin kanë zbritur nga mjeti.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll dhe shuar flakët. Në zonë ndodhen gjithashtu efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në autobus, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.









