Dita 106\ Protestuesit: S’ndalemi pa ikjen e Ramës, qeveri teknike!

Facebook
WhatsApp

Xhemalaj u ndal edhe te roli i diasporës shqiptare, veçanërisht i shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të Evropës. Sipas tij, angazhimi i diasporës gjatë ditëve të fundit i ka dhënë një shtysë të re protestës dhe pjesëmarrjes qytetare.

Në ditën e 106-të të protestës përpara Kryeministrisë, aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi se aksioni do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Xhemalaj u shpreh se do të dëshironte që protesta të përfundonte sa më shpejt me dorëheqjen e kryeministrit, por shtoi se protestuesit janë të vendosur të vijojnë qëndresën.

“Unë uroj personalisht që kjo protestë të mbarojë nesër, Rama të japë dorëheqjen dhe ne të kthehemi në hallet dhe problematikat tona në shtëpitë tona, por si duket do ta bëjë të vështirë. Besoj se do t’ia dalim patjetër”, deklaroi ai.

Xhemalaj u ndal edhe te roli i diasporës shqiptare, veçanërisht i shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të Evropës. Sipas tij, angazhimi i diasporës gjatë ditëve të fundit i ka dhënë një shtysë të re protestës dhe pjesëmarrjes qytetare.

“Diaspora është epiqendra e protestës, është ajo që e frymëzon dhe i jep krah kësaj proteste. Çështja është magneti që ata janë për popullsinë që ndodhet në Shqipëri. Kur ata vijnë, edhe qytetari i Tiranës, i Fierit apo i Elbasanit thotë: ‘Po vijnë nga diaspora, po bëjnë gjithë atë rrugë e po protestojnë, pse mos të vete edhe unë?’”, tha Xhemalaj.

Aktivisti ngriti gjithashtu shqetësimin për largimin e të rinjve nga vendi dhe rritjen e numrit të punonjësve të huaj. Ai e cilësoi shpopullimin si një prej çështjeve kryesore për të cilat po protestohet, duke pretenduar se vendi po përballet me një largim të madh të popullsisë shqiptare.

Duke folur për arsyet e protestës, Xhemalaj përmendi ligjin për zonat e mbrojtura, shitjen e tokave bujqësore ndaj të huajve, paketën e maleve dhe KAYO-n, të cilat i kritikoi ashpër.

Sipas tij, këto çështje kanë si emërues të përbashkët qeverisjen e Edi Ramës dhe për këtë arsye protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe realizimin e reformës zgjedhore.

“Kemi ligjin për zonat e mbrojtura, shitjen e tokave bujqësore ndaj të huajve, paketën e maleve dhe KAYO që është një vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve. Gjithsesi, të gjitha këto ligje kanë një emërues të përbashkët që është Edi Rama. Prandaj pa ikur Edi Rama nuk mund të zhbëhen dhe këto ligje. Duhet të largohet ai, të vijë një qeveri teknike dhe të bëhet reforma zgjedhore”, deklaroi Xhemalaj.

Në fund të intervistës, aktivisti kërkoi edhe veprime më të forta nga organet e drejtësisë për hetimin e rasteve të dyshuara të korrupsionit.

Ai iu referua gjithashtu protestave të të rinjve përpara SPAK-ut, duke argumentuar se paratë e humbura për shkak të korrupsionit, sipas tij, janë fonde që mund të përdoreshin për sektorë si shëndetësia, pensionet dhe ndihma sociale.

“Ne kemi një grup të rinjsh që protestojnë përditë përpara SPAK-ut duke kërkuar që të thellohen hetimet. Në fund të ditës, ai leku i korrupsionit është lek që është hequr nga spitalet, nga pensionet dhe nga ndihma sociale. Janë lekë që na janë vjedhur neve,” përfundoi Ilir Xhemalaj.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick