Dita 44\Apeli: Mos ikni me pushime, ejani këtu në bulevard!

Facebook
WhatsApp

Nga protesta e 44-të para Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u bëri thirrje qytetarëve të heqin dorë nga pushimet verore dhe t’i bashkohen protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas tij, qëllimi i lëvizjes është krijimi i kushteve që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen në vend dhe të mos detyrohen të emigrojnë.

Në fjalën e mbajtur gjatë tubimit të 44-të në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lika tha se protestat e zhvilluara përgjatë 44 ditëve kanë përcjellë një mesazh të qartë kundër korrupsionit dhe në favor të drejtësisë, paqes dhe punësimit.

Sipas tij, qytetarët kanë dëshmuar se duan të jetojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri, ndërsa protesta synon pikërisht krijimin e kushteve që shqiptarët të mos detyrohen të largohen nga vendi.

“Deri më sot, për 44 ditë ju i keni thënë kësaj qeverie se nuk doni vjedhje, doni paqe dhe më shumë punë. Mbi të gjitha, për 44 ditë ky shesh ka treguar se i do vëllezërit dhe familjarët e tyre në Shqipëri. Ne nuk duam që të largohemi. Duam që të ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri. Jemi këtu për një Shqipëri të re”, deklaroi ai para protestuesve.

Në vijim të fjalës së tij, aktivisti u ndal te sezoni turistik, duke u kërkuar qytetarëve që këtë verë të mos zgjedhin pushimet, por pjesëmarrjen në protestë si formë angazhimi qytetar.

“Për shqiptarët këtë vit nuk do të ketë pushime. Pushimet do të bëhen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ndaj do të bëni pushime pjesën tjetër të jetës, por këtë vit ju bëj thirrje: bojkotoni pushimet”, u shpreh Lika.

Ai argumentoi se pjesëmarrja masive në protestë është e domosdoshme për të ushtruar presion ndaj institucioneve dhe për të kërkuar ndryshime që, sipas tij, do të garantojnë më shumë drejtësi, mundësi punësimi dhe një perspektivë më të mirë për të rinjtë dhe familjet shqiptare.

Tubimi para Kryeministrisë vijon të zhvillohet çdo ditë, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Në këtë kuadër, ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë muajve të verës të mos e ndërpresin angazhimin, por të shtojnë pjesëmarrjen në protestat e përditshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick