Për nisjen e procedurës nevojiteshin 60 firma, ndërsa pas dështimit të kësaj përpjekjeje, 53 deputetë të opozitës kanë bërë të ditur se do t’i drejtohen zyrtarisht kryeministrit serb Đuro Matsut, duke kërkuar që t’i propozojë Kuvendit shkarkimin e ministres.
Nisma për nisjen e procedurës së shkarkimit të ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snežana Paunović, ka dështuar në Asamblenë Kombëtare të Serbisë.
Deputetët e nëntë grupeve parlamentare dhe deputetët e pavarur nuk iu bashkuan kërkesës për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme, pas deklaratës së Paunović se, nëse do të kishte qenë në vendin e ish-presidentit serb Slobodan Milloshević në vitin 1998, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën”.
Ftesa për të mbështetur iniciativën iu dërgua disa partive opozitare dhe deputetëve të pavarur, por numri i firmave të nevojshme nuk u arrit.
Kërkesa u mbështet nga deputetët e disa forcave opozitare, përfshirë Frontin e Majtë të Gjelbër, Partinë për Liri dhe Drejtësi, Qendrën Serbe – SRCE, Lëvizjen Popullore të Serbisë dhe subjekte të tjera, si dhe nga deputetja e pavarur Slavica Radovanović.
Për nisjen e procedurës nevojiteshin 60 nënshkrime, ndërsa pas dështimit të kësaj përpjekjeje, 53 deputetë të opozitës kanë bërë të ditur se do t’i drejtohen zyrtarisht kryeministrit serb Đuro Matsut, duke kërkuar që t’i propozojë Kuvendit shkarkimin e ministres.
Deklarata e Paunović ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa është cilësuar si e papranueshme dhe e dëmshme për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.









