Dokumentari i gazetarit austriak pritet të tronditë Shqipërinë!

Facebook
WhatsApp

Dëshmitari i jep gazetarit një USB, ku pretendon se ndodhen prova që implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë në raste të dyshuara korrupsioni.

Pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, vendi pritet të “tonditet” sërish nga lajme të bujshme.

Kjo për shkak të një dokumentari që pritet të publikohet. Materiali është punuar nga gazetari, regjisori dhe producenti Frederik Füssel. Në një video të shkurtër të publikuar nga gazetarja Lindita Çela, Füssel shfaqet përballë një personi nga Shqipëria.

Dëshmitari i jep një USB, ku pretendon se ndodhen prova që implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë në raste të dyshuara korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike për një sërë projektesh në Shqipëri.

“Materiali që publikohet tani është vetëm një fragment i shkurtër i një investigimi më të gjerë, i cili do të sjellë në vijim detaje dhe prova që hedhin dritë mbi përfshirjen e gjithkujt, ndërsa hetimi dhe procesi i verifikimit vazhdon”- shkruan gazetarja.

Transkripti i videos:

Gazetari: Pra çfarë ka në këtë USB?

Dëshmitari: Të gjitha të dhënat, të gjitha pagesat…

Gazetari: Pra, nëpërmjet kësaj USB mund të shkosh tek të gjitha…?

Dëshmitari: Të gjithë njerëzit që unë po akuzoj sot.

Gazetari: Pra këtu ke emrat?

Dëshmitari: Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata…

Frederik Füssel është regjisor, producent dhe drejtor fotografie austriak, me një karrierë që nisi në vitin 1992 në ABC TV Austria. Ai ka punuar në produksione filmike dhe televizive në më shumë se 50 vende dhe në vitin 2001 themeloi kompaninë FMproductions. Aktualisht është CEO dhe producent i Seven Ocean Pictures.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick