Domate, speca dhe vezë: “armët” protestuesve në tubimin e 58

Facebook
WhatsApp

Policia ka shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët po marshonin. Shoqërimi i tyre erdhi pasi protestuesit, për shkak të bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit përpara Parlamentit.

Protestuesit janë pajisur me “armët” e tyre, domate, speca dhe vezë në tubimin e 58-të kundër qeverisë Rama. Domatet, specat dhe vezët, pritet që të përdoren si formë simbolike proteste ndaj deputetëve dhe Ministrave. Protestuesit kanë sjellë këto produkte me synimin për t’i hedhur në drejtim të përfaqësuesve të mazhorancës gjatë hyrjes së tyre në godinën e Kuvendit.

Teksa qytetarët po mbushnin duart bënë edhe thirrje në kor, “Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë”, pasi në portestën e kaluar policia i sulmoi me gaz lotsjellës dhe ujë me piper.

Protestuesit janë pozicionuar pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, ku kanë ndodhur edhe shoqërimet e para nga policia gjatë protestës së sotme.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick