Durrës\ Taksisti humb kontrollin, përplas për vdekje 66-vjeçarin

Facebook
WhatsApp

Aldi Talelli, fillimisht e kishte ndaluar automjetin në vijat e bardha. Pak çaste më vonë, makina ka lëvizur drejt trotuarit, duke dalë nga kontrolli. Në atë moment, në trotuar po kalonin disa persona, mes tyre edhe një vajzë e mitur. Automjeti ka marrë përpara qytetarët dhe ka përfunduar në ambientin e një biznesi, ku ka përplasur 66-vjeçarin Fezi Dine.

Një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari është shënuar në Durrës, ku një taksi ka dalë nga rruga dhe ka përplasur disa qytetarë që ndodheshin në trotuar.

Drejtuesi 26-vjeçar i taksisë, Aldi Talelli, fillimisht e kishte ndaluar automjetin në vijat e bardha. Pak çaste më vonë, makina ka lëvizur drejt trotuarit, duke dalë nga kontrolli.

Në atë moment, në trotuar po kalonin disa persona, mes tyre edhe një vajzë e mitur. Automjeti ka marrë përpara qytetarët dhe ka përfunduar në ambientin e një biznesi, ku ka përplasur 66-vjeçarin Fezi Dine.

Pas përplasjes, drejtuesi i taksisë shihet ende brenda automjetit dhe më pas lëviz mjetin në drejtim të kundërt, pa dalë prej tij.

66-vjeçari mori ndihmën e parë nga qytetarët e pranishëm dhe u transportua me urgjencë në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick