Dy ngjarje të rënda tronditin Tiranën pasditen e sotme

Facebook
WhatsApp

Një 39-vjeçar u plagos me thikë pranë Pedonales, ndërsa një 63-vjeçar u dërgua në spital në gjendje të rëndë, pasi u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit. Të dyja ngjarjet ndodhën rreth orës 18:15 dhe po hetohen nga Policia.

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, brenda pak minutash. Një 39-vjeçar është plagosur me thikë pranë Pedonales, ndërsa një 63-vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pas një incidenti në një pallat në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e Pedonales, 39-vjeçari me inicialet B. D. dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës gjatë një konflikti. Ai është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të plagosjes. Grupet hetimore vijojnë mbledhjen e provave dhe marrjen e dëshmive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Po rreth të njëjtës orë, një tjetër ngjarje është regjistruar në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Sipas Policisë, 63-vjeçari me inicialet F. S. dyshohet se është vetëhedhur nga sheshpushimi i katit të katërt të një pallati.

I moshuari është dërguar në spital dhe, sipas autoriteteve, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga grupet hetimore, ndërsa policia po punon për të dokumentuar të plotë atë që ka ndodhur.

Të dyja ngjarjet janë regjistruar rreth orës 18:15, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e rrethanave.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick