Dy shpërthime me tritol në Durrës, në shënjestër lokal dhe garazh

Facebook
WhatsApp

Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar brenda pak minutash në Durrës, duke shkaktuar dëme materiale, por pa persona të lënduar. Policia dhe Prokuroria po hetojnë nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

Dy shpërthime me lëndë plasëse kanë tronditur Durrësin në orët e para të mëngjesit, në dy zona të ndryshme të qytetit. Ngjarja e parë u regjistrua rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, ku në derën e jashtme të një lokali, në pronësi të shtetasit G. K., u hodh një sasi e vogël lënde plasëse.

Shpërthimi shkaktoi dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Rreth 40 minuta më vonë, një tjetër shpërthim ndodhi në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq.

Sipas policisë, lënda plasëse u hodh në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar dëme materiale. Në të dyja vendngjarjet kanë mbërritur grupet hetimore, të cilat po mbledhin provat dhe po verifikojnë rrethanat e incidenteve.

Në fokus të hetimit është edhe identifikimi i autorit ose autorëve, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse dy shpërthimet janë të lidhura me njëri-tjetrin apo kanë motive të ndryshme.

Sipas të dhënave të bëra publike, lokali ku ndodhi shpërthimi i parë është në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili rezulton të jetë dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. Kërtusha kishte qenë klient në lokalin e Kajnos në kohën kur ndodhi ngjarja.

Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimit nuk ka të dhëna zyrtare që e lidhin shpërthimin me të kaluarën e pronarit të lokalit. Prokuroria dhe policia vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet dhe për të dokumentuar plotësisht dy ngjarjet.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick