“E kaluara nuk ka shans të kthehet”/ Rama sërish ftesë për dialog

Facebook
WhatsApp

Rama tha se është i gatshëm kudo qoftë që të flasë me ata që besojnë se Shqipëria duhet të përmirësohet

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog, drejtuar protestuesve.

Para godinës së Kryeministrisë, ku ai ka vendosur sërish ulëset e gurit, Rama tha se është i gatshëm kudo qoftë që të flasë me ata që besojnë se Shqipëria duhet të përmirësohet. Kreu i qeverisë theksoi se kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar terrorin e antifës dhe duke bërë lojën e të tjerëve në emër të studentëve, do të përgjigjet ligjërisht dhe penalisht.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog, është këtu,. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend, në çdo orë, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh, sado të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, kundështia me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i inponohet dot domosdoshmërisë për dialog dhe për bashkëjetesë demokratike, në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans të kthehet. Dhe kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar terrorin e antifës dhe duke bërë lojën e të tjerëve në emër të studentëve, duha ta dijë se do të përgjigjet ligjërisht, penalisht, sipas shkallës së shkeljes së bërë

Keqkuptim shumë i madh që do të kthehet në një mësim shumë të rëndësishëm për këdo që besoi se përmes këtij keqkuptimi do të ndryshonte rrugën e Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë nuk ndryshon. Shqipëria do të vazhdojë drejt dhe do të çojë në majën e ëndërruar flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut dhe Shqipëria do të jetë pjesë e atij Bashkimi Europian, që nuk e pengojnë dot forcat që janë përfshirë në këtë zullum të madh”, theksoi ai.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick