E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka, mbytet në liqen

Facebook
WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur nga një varkë në liqen.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një 30-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën pasi është hedhur nga një varkë me pedalinë në liqen.

Sipas të dhënave paraprake, i riu, Kertis Rizvani, dyshohet se është hedhur në ujë për t’u larë, por ka humbur jetën pasi është mbytur.

Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë në varkë te vogel me pedaline së bashku me dy persona të tjerë.

Mësohet se zona ku ka ndodhur ngjarja ka edhe roje plazhi, ndërsa paraprakisht dyshohet se i riu mund të ketë qenë në një pjesë të thellë të liqenit.

Grupi hetimor dhe forcat policore kanë mbërritur ne vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet me siguri nëse 30-vjeçari humbi jetën nga mbytja apo nëse ngjarja lidhet me një problem shëndetësor, përfshirë një infarkt, pasi ra në ujë.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick