E rëndë në Vlorë\ Fqinji përdhunon dhe vjedh 70-vjeçaren!

Facebook
WhatsApp

Autori se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. E moshuara ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty dhe pastaj e ka përdhunuar.

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Vlorë, ku një 43-vjeçar u shpall në kërkim, pasi u akuzua për dhunimin, abuzimin seksual dhe grabitjen e një gruaje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Akërni, teksa viktima është një 70-vjeçare. Autori, fqinji i saj, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë.

E moshuara ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty.

Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

43-vjeçari F. Y është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick