Egnatia jehonë deri në Itali: Një nga historitë më të habitshme!

Facebook
WhatsApp

Pikërisht pas fitimit të trofeut të parë, një tifoz tha para kamerave: “Ende nuk keni parë asgjë.” Tre vjet më vonë, kjo fjali duket pothuajse si një profeci.

Sigurimi i grupeve në Conference League, ka bërë që Egnatia të shkruaj historinë. Klubi rrogozhinas do të ketë mundësi të tregojë potencialin në arenën e futbollit europiane, ndërsa jehona e tyre ka shkuar deri në Itali.

Në postimin e medias italiane “dalla tribuna”, Egnatias i është kushtuar një shkrim i gjatë detajues, aty ku evoluimi drejt suksesit ka rezultuar me ritme të frikshme.

Shkrimi nis me faktin që një qytet prej 5 mijë banorësh do të luaj në grupet e Kupave të Europës, duke e konsideruar “një nga historitë më të habitshme në futbollin shqiptar”.

I kushtohet rëndësi të veçantë se vitit 2021 që Egnatia u ngjit në Superiore e deri tani (2026), ata kanë fituar 6 trofe, 3 kampionate, 2 Kupa dhe 1 Superkupë të Shqipërisë.

Më tej, ndalet te deklarata e një tifozi të rrogozhinasve pas trofeut të Kupës së Shqipërisë (2022) se: “Nuk keni parë asgjë ende”. Dhe kjo qasje po rezulton e saktë, Egnatia po shkruan historinë edhe në Europë.

Shkrimi:

Në Rrogozhinë, në Shqipëri, luan Egnatia, një nga historitë më befasuese të futbollit shqiptar të viteve të fundit. Në stadiumin e saj me rreth 5 mijë vende, ndeshjet ndiqen mesatarisht nga më shumë se 2 mijë tifozë, ndërsa në disa raste numri i spektatorëve ka shkuar deri në 3 mijë. Shifra të jashtëzakonshme për një qytet kaq të vogël.

Klubi, që mban emrin e rrugës së lashtë Egnatia, u rikthye përfundimisht në elitën e futbollit shqiptar në vitin 2021 dhe që atëherë nisi një rritje të jashtëzakonshme. Fillimisht erdhi Kupa e Shqipërisë në vitin 2023, më pas titulli i parë kampion në 2024 dhe, që nga ajo kohë, tre tituj kombëtarë radhazi.

Pikërisht pas fitimit të trofeut të parë, një tifoz tha para kamerave: “Ende nuk keni parë asgjë.” Tre vjet më vonë, kjo fjali duket pothuajse si një profeci.

Sot Egnatia ka arritur deri në fazat kualifikuese të Champions League dhe Europa League dhe, pavarësisht se si do të përfundojë aventura, për herë të parë në historinë e saj do të luajë në fazën e ligës së një kompeticioni të UEFA-s.

Nga Rrogozhina drejt fushave të mëdha të Evropës.

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajme të Ngjashme

Never miss any important news. Subscribe to our newsletter.

Lajmet e Fundit

Editor's Pick